Përfshihet nga flakët një pallat në Tiranë

Një zjarr masiv ka rënë në një kompleks banimi pranë QSUT-së.
Dyshohet se flakët kanë nisur në katin e parë të kompleksit, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.
Sakaq, ende nuk dihet nëse ka të plagosur nga flakët.