Ylli Rakipi: Na mbiu Rama në TV, po na del në ëndërr dhe po na frikëson më shumë se koronavirusi

Analisti Ylli Rakipi thotë se që prej nisjes së epidemisë së koronavirusit, kryeministri Rama ka qenë aktiv në media më shumë se asnjëherë tjetër.

Sipas Rakipit, që prej javës së parë të marsit, Rama ua ka kaluar edhe diktatorëve për daljet televizive.

Edi Rama ka pushtuar mediat. Nga një monitorim rezulton se Edi Rama ka folur nga 7 marsi në 7 prill afërsisht 47 orë. 

Me kaq i bie që asnjë diktator, edhe ata që kanë vdekur, epikë si Çavezi apo të tjerë… ai i ka kaluar të gjithë. 

Po të zbresësh kohën e gjumit, Edi Rama u del aq shumë shiptarëve në ëndërr saqë koronavirusin e kanë frikën e dytë. 

Njerëzit thonë më mirë të na kapë koronavirusi sesa Edi Rama”, tha Rakipi për emisionin “Në fokus”, në TemA TV.

Punën e medias në situatën e koronavirusit, Rakipi e sheh të dyzuar.

Sipas tij nga një anë janë gazetarët që vënë veten në rrezik e nga ana tjetër ekrani që shpesh pranon njerëz pa asnjë kriter.

Kemi dy përcjellje, televizionet e lajmeve, gazetarët që kanë shërbyer në mënyrë të jashtëzakonshme. Ka pastaj edhe ekrane që janë kthyer në revista, aq sa marrin edhe pastrues sanitarë në vende të ndryshme të botës dhe i quajnë shkencëtarë. Dalin edhe mjekë seriozë, por edhe sharlatanë”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT