Protestat për Zvërnecin shfaqen në video propagandistike me mesazh anti-Izrael!

Në rrjetet sociale po qarkullon një video propagandistike që pretendon se shqiptarët kanë “përzënë kolonët izraelitë” nga ishulli i Sazanit. Videoja e lidh protestën kundër projekteve turistike në Zvërnec dhe Sazan me një narrativë të qartë anti-Izrael.

Ky nuk është rasti i parë që protestat shqiptare përpiqen të futen në një kornizë të tillë propagandistike, pas videove “Lego” me inteligjencë artificiale dhe postimeve nga faqe pro-iraniane. Në këtë mënyrë, një kauzë lokale shqiptare po përdoret nga rrjete të huaja për të prodhuar mesazhe politike që nuk lidhen drejtpërdrejt me shqetësimet fillestare të protestuesve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT