Danaj: Shqiperine Natyrale e “shijuam” vetem nje here, ate dite qe e “Varrosem”
| Nga: Koco Danaj |
Idete e meposhtme, mund te cilesohen, si ese, si artikull, si meditim, si thirrje, si teza per nje trajtese me te plote etj etj. Por kjo ka pak rendesi, rendesi ka thelbi I tyre qe ka te beje me Shqiperine Natyrale dhe dinijtetin nacional.
Lufte kozmopolitizmit integralist qe synon te na shndrroje nga Komb ne banore te Europes. Une I respektoj dhjetra dhe qindra shqiptaret qe kane bere emer dhe kane marre fame ne vende te ndryshme te Europes. Por me trishtim pohoj se ata jane banore te vendeve ku jetojne dhe femijet e tyre neser do te jene vetem me origjine shqiptare. E them kete pasi keshtu me meson historia e popujve te tjere. Ne lashtesi, ne Athine, midis 7 filozofeve qe perbenin Keshillin e te Urteve te Athines, kishte edhe nje filozof skith me emrin Anaharsis, por Skithet u zhduken si popull. Po si ta bejme kete lufte? Natyrisht, lufte me mjete demokratike. Pergjate nje shekulli, na kane vrare dhe jemi vrare me njeri tjetrin, kemi derdhur aq shume gjak sa mund te benim 5 Shqiperi natyrale.
Korigjim I historise kombetare ne kete prag 100 vjetori, kunder fallsifikimeve qe me shume ja kemi bere vehtes, se sa na I kane bere te tjeret. Le ta cojne deri ne fund fallsifikimin e saj edhe politikanet e sotem. Rendesi ka qe shqiptaret te fitojne ndergjegjen dhe vetedijen e ketij fallsifikimi. Po fituan kete, fallsifikimi merr fund neser. Prandaj ta shndrrojme “Turmen” partiake ne shqiptare modern te shekullit te 21-te. Atyre qe pergatiten te festojne 100 vjetorin e Shqiperise Natyrale te 28 Netorit 1912, teksa shijojne Vilajtetet neotomane te 29 Korrikut 1913, 9 shtatorit 2001, 17 shkurtit 2008, ne duhet te kemi kurajon tju themi: Zoterinj, Shqiperine Natyrale ne shqiptaret e kemi shijuar vetem nje here. Kur? Ate dite qe e Varrosen te paret tane, ate dite qe larguam nga Shqiperia, kryeministrin e pare te saj Ismail Bej Vloren, ate dite qe vrame ne Selanik ideologun e saj Hasan Bej Prishtinen, ate dite qe vrame pabesisht ideologun e Bujanit Hajdar Beg Dushin etj etj. Ky eshte nje “Gur Sizifi” . Ate mund ta mbajne ne kurriz vetem ata qe thone te verteten.
Ekstremiste nuk jane ata qe kerkojne te ringjallin Shqiperine Natyrale, por ata qe duan te perjetesojne Vilajetet Neootomane. Ekstremiste nuk jane ata shqiptare, qe njohin gabimet apo pergjegjesite e te pareve te tyre, por ata qe keto gabime e pergjegjesi I perdorin ne funksion te marrjes apo ruajtjes se pushtetit. Pathosi yne eshte vertete indinjata, por detyra jone me e madhe, eshte denonocimi I mashtrimit politik dhe vetemashtrimit te “Turmes” partiake. Ate dite qe do ta bejme kete, po ate dite fillon ringjallja e Shqiperise natyrale. Jezu Krishtit ju deshen tre dite qe “te kryqezohej dhe te ngjitej ne qiell”. Ne na duhen tre vjete, tre muaj, tre dite, tre ore, tre sekonda per tu kthjelluar dhe per te kthjelluar te tjeret. Nuk mund te jetojme gjate si komb, vetem duke qene bashkekohes teorike te kombeve europiane, pa qene bashkekohes historike te tyre.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.