Zv.ministri grek paralajmëron Shqipërinë: Nuk hyni në BE kështu, “Përmeti” i papranueshëm

Zv.ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Kourkoulas duke folur për Presidencën e BE-së, që Greqia do ta marrë në janar, thekson se do të mbështetet procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në union. Mbështetja për Ballkanin Perëndimor thotë, Kourkoulas është tradicional duke iu referuar Deklaratës së Selanikut të vitit 2003.

“Disa javë më parë Kroacia u bë anëtarja e 28-të e BE-së. Në janar të vitit 2014, në fillim të Presidencës, ne do të nisim negociatat për anëtarësimin e Serbisë. Shpresojmë që kjo të ndodhë në të ardhmen edhe me vendet e tjera të rajonit, të cilët me anë të kushteve strikte do të kenë mundësinë të bëhen anëtare të barabarta të familjes Evropiane”, shprehet ai në një intervistë për gazetën ““Elefterotipia”.

Në këtë pikë, Kourkoulas përmend trazirat e fundit në Përmet dhe shpjegoi për kursin evropian të Shqipërisë. “Hyrja në familjen evropiane kërkon harmonizim me ligjet dhe frymën e normave evropiane. Kjo përfshin respektin për pakicat fetare, etnike dhe kulturore, si dhe mbrojtjen e pronës së tyre. Respektimi i këtyre parimeve është parakusht. Ngjarje të tilla, si incidentet e fundit në Përmeti janë të papranueshme. Ne duam të thellojmë bashkëpunimin me Shqipërinë dhe besoj se kjo është dëshirë edhe e palës shqiptare. Unë shpresoj se, pala shqiptare do të jetë në gjendje të izolojë ngjarje që minojë marrëdhëniet tona”, shprehet zv.ministri grek.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
               Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT