Palmer shpreh dëshirën e SHBA-së për Shqipërinë dhe MV

Përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ardhmen e tyre e kanë në Evropë dhe se ai shpreson shumë që Bashkimi Evropian do të hapë negociatat me të dyja shtetet në muajin e ardhshëm.
“SHBA-ja shpreson shumë që të BE-ja të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne mendojmë se të dyja shtetet e meritojnë. Mendojmë se ky është një sinjal i rëndësishëm për t’ia dërguar rajonit. Mendojmë se është thelbësore që si Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia e Veriut të kenë një rrugëtim evropian dhe një perspektivë evropiane”, tha Palmer për Radion Evropa e Lirë në Bullgari.
Gjatë intervistës, ai akuzoi Rusinë se kërkon një Ballkan Perëndimor të përçarë, në mënyrë që të parandalojë integrimin në BE dhe të krijojë një pengesë të madhe të rajonit me Perëndimin.
Ai shtoi se ky objektiv është i kundër me vizionin që SHBA-ja ka për Ballkanin Perëndimor, ku të mbizotërojë paqja, prosperiteti dhe integrimi në familjen evropiane.