Panariti: “Stop ekstremistëve grekë, bllokim, izolim që në kufi!”

Për shkak të provokimeve të shumta të kohëve të fundit të ardhura nga ekstremistët neonazist të “Agimit të Artë” dhe kërkesës së tyre për të festuar më 28 tetor “çlirimin e tokave greke” në varrezat e ushtarëve grekë të rënë në luftën Italo-Greke, të ndërtuara në Këlcyrë, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë z. Edmons Panariti, ka reaguar dhe ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për “Shekulli” se ekstremistët e “Agimit të Artë” do të Këta individë do të identifikohen, skedohen dhe do të margjinalizohen dhe izolohen.
Është hera e parë, citon alb-observer.com, që nga periudha post komuniste që një zyrtarë i lartë i shtetit shqiptar deklaron hapur për marrjen e masave të tilla, për një temë kaq delikate, pasi siç dihet deri më sot, askush nga qeveritë shqiptare pararendëse e aq më shumë nga qeveria aktuale e cila po mbush plot dy mandate nuk kanë reaguar për bëmat e “mira” të palës greke, si në kufi po ashtu dhe në territorin e saj.
Gjithashtu mësohet sipas deklarimeve të ministrit, se kjo gjë do të arrihet në bashkëpunim me agjencitë dhe shërbime të tjera të sigurimit të shtetit në të gjtha pikat kufitare të vendit që do të ofrojnë informacion të përditësuar për këtë kategori të ekstremistëve.
“Sigurisht që nuk do të lejojmë që grupime dhe manifestime të ekstremistëve, të provokojnë dhe helmojnë klimën e marrëdhënieve miqësore midis vendeve dhe popujve tanë”, tha ai.
Më poshtë ministri Panariti, theksoi se: “Duke respektuar të drejtën për lëvizjen e lirë të qytetarëve në të dy anët e kufirit, padyshim që do të jemi të vëmendshëm ndaj individëve që u përkasin formacioneve apo grupimeve ekstreme dhe që kanë rekorde përfshirjeje në nxitje të urrejtjes, trazirave dhe dhunës. Këta individë do të identifikohen, skedohen dhe do të margjinalizohen dhe izolohen. Për këtë qëllim do të bashkëpunojnë ngushtë për këtë qëllim edhe me Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Ministrinë e Rendit”./alb-observer.com/

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT