Rama flet për infodemi, por vetë nuk i jep dorën ekspertit italian

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dëgjesën e parë publike sot me banorët e Shijakut, në kuadër të rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti.
Kryeministri nuk i dha dorën njërit prej ekspertëve italianë që ishte i pranishëm në këtë takim, pasi sipas tij, Italia është një nga vatrat e nxehta të koronavirusit, dhe kjo s’është punë trimërie.
Edi Rama: S’të jap dorën se vjen nga Italia dhe si dihet kurrë. Se dija që kishte ardhur me kolegen, se do ia jepja asaj fjalën.. megjithatë… mbase nuk dhashë shembull shumë pedagogjik me dhënien e dorës, por në fakt, nuk jam i lumtur me këtë bombardim lajmesh për koronavirusin. Është problem për të gjithë botën, por ajo që është e sigurtë, është se krahas me epideminë, ka një infodemi të lajmeve të rreme, të komenteve pa asnjë bazë shkencore, që rrit panikun, ankthin dhe pasigurinë tek njerëzit. OBSH na ka dhënë porosi të përditshme, të jemi të kujdesshëm. Ndaj bëjmë kujdes me kontaktin, thashë edhe për gjestin tim jo-pedagogjik të dhënies së dorës. Por duhet të jemi të kujdesshëm.