Dinamo “abonohet” me Kupën, blutë triumfojnë përballë Egnatias dhe mbrojnë trofeun

Dinamo është shpallur fituese e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2025/2026. Në sezonit e 74-t të këtij kompeticioni, blutë mposhtën në finale Egnatian me rezultatin 3-2, me golat e Malomos, Bregut dhe Mustafa. Për rrogozhinasit shënuan Buric e Adjesa.

Rrogozhinasit humbën shërbimin e Bakajokos që në fllim të takimit, i cili u ndëshkua me karton të kuq për shkak të një ndërhyrja të ashpër në dëm të portierit Teqja. Në fillim të pjesës së dytë edhe Dinamo mbeti me 10 lojtarë, Malomo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Gjithsesi, kjo nuk i pengoi të besuarit e trajnerit Ilir Daja, që të sigurojnë trofeun e 15-të të këtij lloji në historinë e klubit.

Kjo ishte finalja e pestë në total për rrogozhinasit, ndërsa kanë triumfuar dy herë(2023 dhe 2024).

Dinamo-Egnatia 3-2

Shënues: Malomo 36′, Bregu 42′ Mustafa 84’/Buric 81′, Adjesa 90’+3

Mbyllet sfida

90’ +3 – Egnatia ka ngushtuar shifrat përballë Dinamos, Adjesa është treguar i saktë brenda zonës me një goditje me kokë.

90’ – Jepen 5 minuta shtesë

88’ – Xhemajli ka një mundësi të mirë brenda zonës dinamovite, por gjuajtja e tij me kokë ka përfunduar jashtë.

84’ – Dinamo shënon dhe golin e tretë përballë Egnatias. Mustafa ka lëshuar një goditje të fortë nga distanca duke mposhtur portierin Tandilashvili.

81’ – Egnatia ngushton shifrat, Buric ka përfituar nga një pasguri e mbrojtjes kryeqytetase për të dërguar topin në rrjetë.

74’ – Një tjetër gol i anuluar, kësaj radhe për Egnatian për një ndërhyrje të parregullt në sulm nga Adjesa.

72’ – Dinamo arrin të gjejë dhe golin e tretë me anë të Vilës, por është anuluar për pozicion jashtë loje.

61’ – Aleksi tenton portën dinamovite, por gjuajtja e tij përfundon mbi traversë.

60 ‘ – Fernando bën gjithçka mirë në zonën e dinamovitëve, por gjuajtja e tij është pritur nga Kiri.

51′ – Malomo ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, Dinamo mbetet me 10 lojtarë, barazohen forcat në fushë.

50’ – Tandilashvili bën mrekullinë pas gjuajtjes së Malomos, Egnatia shpëton nga pësimi i golit të tretë.

Ka nisur pjesa e dytë në “Air Albania” mes Dinamos dhe Egnatias.

Mbyllet pjesa e parë

Malomo ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, Dinamo mbetet me 10 lojtarë, barazohen forcat në fushë.

45’+6 – Një tjetër tentativë e Bregut, por kësaj radhe përfundon jashtë.

42’ – Goooool, Bregu ka dyfishuar shifrat përballë Egnatias me një verim individual, një gjuajtje mjaft e bukur e sulmuesit ka mposhtur portierin Tandilashvili.

36’ – Gooool! Dinamo ka arritur të zhbllokojë sfidën me anë të Malomo pas një aksioni të vrullshëm nga e djathta.

29’ – Egnatia organizon një aksion të shpejtë, por në fund Albanese nuk arrin të përfitojë duke u bllokuar nga mbrojtja dinamovite.

25’ – Dinamo krijon mundësinë e parë të rrezikshme në zonën e Egnatias, por goditja e Guindos ka përfunduar mbi traversë.

Rinis sfida pas 13 minutash pritje…

Loja është ndërprerë në “Air Albania”, pritet ambulanca

5’ – Një përplasje e fortë mes Bakajokos dhe portierit Teqja ka bërë që portieri i Dinamos të lërë fushën i dëmtuar, ndërsa sulmuesi i Egnatias është ndëshkuar me karton të kuq pas një rishikimi në VAR.

1’ – Egnatia jep sinjalin e parë në drejtim të portës së Dinamos me një goditje të Ruçit, por Teqja është i kujdesshëm.

Ka nisur në “Air Albania” finalja e Kupës së Shqipërisë mes Dinamos dhe Egnatias, që po vjen për shikuesit në ekranin e RTSH.

Dinamo-Egnatia

Dinamo: Teqja, Ismaili, Dita, Aliji, Neziri, Qardaku, Qefalija, Malomo, Bregu, Guindo, Nani. Trajner: Ilir Daja

Egnatia: Tandilashvili; Alijev, Xhemajli, Sota, Fangaj, Haime, Fernando, Aleksi, Ruçi, Bakajoko, Albanese. Trajner: Nevil Dede

Back to top button
LAJMET E FUNDIT