“Çështjet e mbartura nga e kaluara duhen zgjidhur me negociata”, Beleri për marrëdhënien me Greqinë: Secili shtet të vendosë pretendimet e veta në tavolinë

Eurodeputeti Fredi Beleri, foli për A2CNN, në lidhje me vizitën e ministrit grek të Mbrojtjes Dendias në Shqipëri dhe për marrëdhëniet me dy vendeve.

Ai tha se poltika e jashtme e Greqisë e Greqisë sot përcaktohet nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe ministri i Jashtëm dhe se nuk mund të flasë para tyre, por i qëndron deklaratave. Beleri tha se çështjet e mbartura nga e kaluara duhen zgjidhur me negociata, ku secili shtet vendos fuqinë dhe pretendimet e veta në tavolinë.

Nuk mund të flas para ministrave përkatës, por dua t’u ngelem deklaratave që bëjnë ata. Unë besoj se është një kohë e mirë për të avancuar marrëdhëniet. Duhet që të gjitha çështjet e mbartura nga e kaluara të zgjidhen. Secili shtet ka pretendimet e veta. Të gjitha këto zgjidhen me një negocim. Secili vë fuqinë e vet në tavolinë, pretendimet e veta, dhe merr atë që i lejon mundësia që ka.

Kur dy shtete flasin, unë besoj se secili prej tyre vë në tavolinë pretendimet dhe shqetësimet. Unë dëgjoj nga të dyja palët që po negociojmë gjithçka dhe do të mbyllim një traktat miqësie brenda këtij viti. Nuk kam asnjë arsye të dyshoj për deklaratat e tyre dhe, si shtetas që e ndaj jetën mes dy shteteve, do të isha shumë i lumtur të avanconin.”– tha Beleri.

Pyetjes se pse një ministër mbrojtjeje si Dendias, pavarësisht se vjen nga karriera si ministër i jashtëm, takon kryepeshkopin e kishës sonë autoqefale, Beleri iu përgjgij se nëse dëshiron Fortlumturia e Tij, Imzot Joani dhe Dendias, nuk ka se çfarë diskutohet. Ai përmendi edhe marrëdhënien mes Kryepiskopit të ndjerë Anastasit dhe zotit Dendias.

Dua të them që, nëse zoti Dendias do të takojë Shkëlqesinë e tij Joani, kjo është zgjedhja e tij. Për ne nuk ka shumë rëndësi se kush takon kë. Por duhet të dini që zoti Dendias ka pasur marrëdhënie shumë të mira edhe me të ndjerin Anastas dhe me Kishën Autoqefale Shqiptare. Duhet të dini gjithashtu që pjesë e Kishës Autoqefale Shqiptare janë edhe minoritarë grekë, dhe mund të kenë diskutuar diçka për ortodoksët në Shqipëri që ndihen grekë. Nuk e di saktësisht, por është normale interesi i politikës greke për kishën. Për të gjitha kishat, për të gjithë ata që falen në botë, interesi është tepër i madh. Duhet të dini që kudo që ka grekë ortodoksë në botë, politika greke interesohet në maksimum, dhe besoj se bëjnë shumë mirë.”– shtoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT