Zjarri masiv në pallatin në Tiranë, QSUT: 4 qytetarë dhe 3 zjarrfikës po trajtohen për asfiksi

QSUT ka bërë me dije situatën e qytetarëve të prekur nga zjarri, që ka përfshirë një kompleks banimi në Tiranë.

Mësohet se 7 persona po marrin mjekim aktualisht. Bëhet fjalë për 4 qytetarë dhe 3 zjarrfikës që po trajtohen për asfiksi. Tre prej tyre janë duke marrë trajtim në spitalin e djegie-plastikës, ndërsa 4 të tjerë po trajtohen në urgjencë.

Situata është kritike, kompleksi i banimit thuajse është shkrumbuar plotësisht. Një helikopter i ka ardhur në ndihme ekipeve zjarrfikëse dhe ka ndërhyrë nga ajri për të shuar flakët. Gjithashtu janë angazhuar edhe 6 ekipe zjarrfikëse, emergjenca civile dhe forca ushtarake.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT