Lista Serbe kërcënon: Ndaleni ushtrinë ose do të ketë flakë

Lista Serbe i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të bëjë presion të fuqishëm ndaj Prishtinës zyrtare për ndaljen e formimit të ushtrisë.

Anëtari i Listës Serbe, Slavko Simic, ka thënë që presin që deri të premten bashkësia ndërkombëtare të ushtrojë presion që Kosova të mos formojë ushtrinë, shkruan gazetametro.net

Në të kundërtën, thotë ai, ”do të ketë tensione të mëdha dhe Prishtina do të krijojë një flakë të re politike”, ka thënë ai për tc Prva.

Ai ka thënë se një flakë e tillë në politikë do të krijojë tym në gjithë rajonin.

“Nëse ndodh të premten, jam i sigurt se do të ketë tensione të mëdha dhe se Prishtina do ta krijojë një flakë të re politike të cilën do ta përdor edhe ndaj popullit serb në Kosovë, por edhe ndaj Beogradit, e me shumë siguri se një flakë e tillë politikë, nëse krijohet, do të krijojë tym në gjithë rajonin”, ka theksuar Simic.

Ndryshe, qeveria ka paralajmëruar se qeveria do të formohet të premten, ngase sipas tyre për këtë kanë mbështetjen e SHBA’së dhe aleatëve të tjerë./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT