Greqi, ekstremistët e djathtë bëjnë thirrje për “çlirimin” e Epirit të Veriut

Lideri i partisë radikale të djathtë, që për herë të parë ka siguruar hyrjen në parlament, ka shprehur hapur synimet për Epirin e Veriut. Kryetari i Golden Dawn, Nikolaos Michaloliakos, përveç thirrjes për “çlirimin” e Epirit të Veriut, ka kërkuar edhe atë që ai e quan “pastrimin” e vendit, që duhet të vijë me largimin e emigrantëve ilegalë.
“Ne do të luftojmë për vendin tonë. Ne nuk i marrim parasysh sakrificat. Ai që nuk është me ne është kundër nesh. Ne nuk tërhiqemi”, është shprehur Michaloliakos. “Askush nuk mund t’i ndalojë 100 anëtarët e Golden Dawn dhe nëse ata sjellin tanket, ata duhet ta dinë se (ushtria greke) do të jetë me ne”.
Në Greqi, përllogaritet se jetojnë 1 milion emigrantë të huaj të cilët ndihen të kërcënuar nga partia neo-naziste. Kjo parti mbështet edhe minimin e kufirit për parandalimin e hyrjes së emigrantëve ilegalë në vend.

Mbështetës të partisë së ekstremit të djathtë duke festuar rezultatin në zgjedhje (foto AFP)

Mihaloliakos në konferencë për shtyp (foto Reuters)
Godlen Dawn në zgjedhjet e së dielës fitoi 21 vende nga 300 që ka parlamenti grek pasi arriti të marrë afërsisht 7% të votave në total. Në zgjedhjet e kaluara, të cilat u mbajtën në vitin 2009, kjo parti kishte vetëm 0.3% elektorat.
Një rezultat i tillë erdhi për shkak të qëndrimit të tyre kundër ndihmës nga jashtë dhe ka bërë thirrje për bashkimin e Greqisë me Qipron, gjë e cila u provua nga regjimi ushtarak në vitin 1974 që solli ndërhyrjen e Turqisë në ishull. Që prej atëherë Qipro vazhdon të jetë e ndarë. Gjatë fushatë ata kanë djegur flamurin amerikan dhe atë izraelit.

Tabela e rezultatit të zgjedhjeve
Rezultati i zgjedhjeve në Greqi solli një shpërndarje të gjerë të votave, çka po vështirëson krijimin e një koalicioni qeverisës.
Kreu i Demokracisë së Re, Antonis Samaras, partia e të cilët doli e para me përqindje votash, dorëzojë mandatin për formimin e koalicionit qeverisës pas dështimit të negociatave. Tashmë e drejta për të formuar qeverinë i është dhënë Aleksis Tsipras, që udhëheqë koalicionin e radikalëve të majtë.
Nëse ai dhe Venizelos i PASOK, dështojnë në formimin e qeverisë dhe nëse presidenti Karlos Papulias nuk do të jetë në gjendje të formojë një qeveri të unitetit kombëtar, atëherë ai mund të thërrasë zgjedhje të reja brenda një muaji.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT