De Biazi: Bashkëpunimi mes italianëve dhe shqiptarëve nuk sjell sukses vetëm në futboll
Xhani de Biazi, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, që sot ka edhe nënshtetësinë tonë, është një ndër ata që është lumturuar më së shumti për fitoren e Ermal Metës dhe Fabricio Moro-s në Festivalin e Sanremos.
Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport” ish-trajneri kuqezi tha se bashkëpunimi mes italianëve dhe shqiptarëve nuk sjell sukses vetëm në futboll, por edhe në fusha të tjera të jetës.
“Jam shumë i kënaqur për Ermal Metën. Vitin e kaluar ai arriti i treti, ndërsa këtë vit mori një fitore të madhe. Vitin e kaluar, një kushëriri im që ka 4 restorante në Berlin dhe që njihej mirë edhe me Ermalin, e priti atë për 2 ditë dhe u kërkoi të gjithë miqve të tij që ta votonin.
Më vjen mirë që Ermali ia doli këtë vit. Bashkëpunimi mes italianëve dhe shqiptarëve nuk sjell sukses vetëm në futboll, por edhe në fusha të tjera të jetës”, tha De Biazi./ZgjohuShqiptar.info