Mjeku i infektuar u kujdes për gruan që ndërroi jetë në Durrës

Një mjek i cili ka mjekuar të moshuarën që humbi jetën nga COVID 19 rezulton pozitiv nga koronavirusi.
Aktualisht është i vetëizoluar dhe po hulumtohet më tej – njoftoi ISSH.
Dje pati replika mes zv.kryeministrit Braçe dhe kreut të Këshillit të Medias Koloreto Cukali pas një shkrimi të këtij të fundit në gazetën Dita dhe portalin Politico.
Cukali kishte shkruar se në Durrës personeli mjekësor u ekspozua nga mungesa e protokollit kurse Braçe e quajti gënjeshtar.
Në një replikë të mëpasme autori i shkrimit në Dita kërkoi publikimin nga Braçe të testeve të mjekëve, kërkesë që u pasua nga një postim i dytë ku numri dy i qeverisë e quajti gazetarin vulg.
Rezulatet e sotme konfirmojnë se nga personeli i spitalit të Durrësit ka vërtetë të infektuar, të cilët më pas kanë punuar me pacientë të tjerë.
FOTO: Ilustruese