“Ai ka shtruar tela, proces qesharak”/ Mbahet seanca në GJKKO ndaj kreut të Bashkisë Vau i Dejës

Këtë të martë, 12 maj 2026, u mbajt seanca gjyqësore në GJKKO, në ngarkim të kryebashkiakut të Vau i Dejës, i cili është nën akuzë për korrupsion në zgjedhje.

Dëshmitari A.L. konfirmoi se nuk e njeh kryebashkiakun dhe tregoi detyrat e tij si elektricist për linjat elektrike në fshatrat e Shkodrës.

Avokatja e Shkrelit, u shpreh se “deshmitari tela ka shtruar, ky proces po bëheq qesharak sepse kryebashkiaku nuk ka kryer asnjë krim, për sa kohë u ka ofruar mbështetje banorëve për nevojat e tyre, ndërsa investimi është kryer nga OSHEE.”

Por, SPAK kundërshtoi dëshmitarin A.L.

“Dëshmitari ka dhënë tjetër deklaratë gjatë hetimit paraprak”, u shpreh prokurori Dritan Prenci.

Një tjetër dëshmitar i punësuar si elektricist pranë OSHEE tregoi se mbulonte si elektricist disa fshatra.

SPAKA jeni ju në dijeni për ndonjë remont të këtyre linjave në fshatin Stajkë? Në maj 2026 kanë qenë zgjedhjet, a mund ta lidhni nëse keni punuar para apo pas zgjedhjeve?

DëshmitariS’e mbaj mend hiç. Mua më çoi shefi im Jetmir Deda për të shtruar një kabull, tetori ka qenë fillimi i punës. Aty kishte edhe vendas dhe të OSHEE, kishte edhe elektricistë të tjerë.

SPAKJu çfarë pune do bënit?

Dëshmitari: Do shtrija kabull.

SPAKÇfarë problematikash kishte kjo linjë?

DëshmitariNuk e di, nuk kam dijeni.

Avokatët e kryebashkiakutKush ju urdhëroi juve të punoni për remont në fshatin Stajkë?

DëshmitariJ.D.

AvokatjaKjo është rutinë?

DëshmitariPo, po.

Avokatja: Kristjan Shkrelin a e njeh?

DëshmitariAs e njoh, as kam folur me të.

AvokatjaÇfarë veprimesh keni bërë atë ditë?

DëshmitariShtrua kabull me këmba.

AvokatjaOSHEE rajoni Shkodër a disponon mjete të tilla me vinç, fadromë?

DëshmitariNuk e di, në qendër kam parë si këto mjete.

AvokatjaDuke qenë se prokurori pyet a ka shtrirë apo jo kabllin, dhe ky proces u bë me shtrirje kablli, unë s’kam pyetje tjetër për dëshmitarin.

SPAKKërkoj kundërshtimin e pjesshëm të dëshmisë së dëshmitarit K.F. sepse ai ka deklaruar ndryshe gjatë hetimeve paraprake për mjete. Ja lë në çmim gjykatës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT