30 vite nga masakra zgjedhore e 1996, Erion Braçe rrëfen dhunën e asaj dite: Si i u rrethua selia e PS me urdhër të Berishës, protestuesit u tërhoqën zvarrë në mes të sheshit (RRËFIMI)

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe një prej figurave më të vjetra dhe më të njohura të së majtës shqiptare, i cili ka kaluar disa “epoka” politike brenda kësaj force, ka sjellë një rrëfim për atë që ndodhi në majin e vitit 1996, në 30-vjetorin e asaj që konsiderohet si një nga ngjarjet më të errëta të pluralizmit shqiptar.

Përmes një reagimi të gjatë publik, Braçe kujton atë ditë të dhunshme që sipas tij kulmoi pas zgjedhjeve të 26 majit, të cilat opozita e asaj kohe i cilësoi si të manipuluara. Ai ndalet veçanërisht te protesta e 28 majit 1996, kur mbështetës të opozitës socialiste u përballën me forcat e policisë në qendër të Tiranës.

Braçe rrëfen se selia e Partisë Socialiste ishte rrethuar që në orët e para të mëngjesit, ndërsa qindra qytetarë u mblodhën për të çarë kordonin policor dhe për të dalë në Sheshin “Skënderbej”. Sipas tij, më pas nisi një dhunë e paprecedentë ndaj protestuesve, të cilët u goditën dhe u shpërndanë me forcë nga policia.

30 vite nga masakra zgjedhore e 1996, Erion Braçe rrëfen dhunën

Erion Brace i dhunuar ne maj te 1996(Foto arkiv)

“Nuk kam parë kurrë në jetën time më shumë fytyra me gjak”, shkruan Braçe, teksa kujton se dhuna, sipas tij, u shtri në disa zona të kryeqytetit dhe vijoi edhe në ambientet e paraburgimit.

Deputeti socialist shprehet se megjithëse kanë kaluar 30 vite, autorët e asaj që ai e quan “barbari shtetërore” vijojnë të jenë pjesë e jetës politike në vend. Në fund të reagimit të tij, Braçe thekson se Shqipëria ka ndryshuar dhe ka ecur përpara, ndërsa shton se “simbolet e dhunës kanë mbetur po aty”.

“Kohët kanë ndryshuar, as dallohen më. Thjesht autorët e asaj barbarie janë po aty, të njëjtët, madje njëri-urdhëruesi, u zgjodh të jetë përsëri si monumenti që jeton i dhunës. Shqipëria ecën, përparon, ai jo”, shkruan Braçe ndër të tjera duke iu referuar kështu ish-kryeministri Sali Berisha, i cili një javë më parë u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike.

Postimi i Erion Braçes:

8 MAJ 1996-28 MAJ 2026

30 VITE LARG NGA DHUNA ME BARBARE USHTRUAR NGA QEVERIA NDONJEHERE NE DEMOKRACI NDAJ POPULLIT TE MAJTE, SHQIPTAREVE TE GRABITUR NE ZGJEDHJE!

28 Maji erdhi pas 26 Majit-jo numerikisht, por si DHUNE MBI DHUNE, GJAK MBI GJAK, PRANGA MBI PRANGA!

Dita nisi me rrethimin e SELISE SE PARTISE ME TE MADHE NE VEND-njerezit ishin qe nje nate me pare brenda saj, me friken se ne 28 Maj nuk do i linin te arrinin ne sheshin SKENDERBEJ-ishte vetem pak metra larg.

Rrethimi nuk zgjati shume; nga cdo rruge qe te sjell ne SELINE E PS dhe SHESHIN SKENDERBEJ po vinte nje lume i madh njerezish; u mblodhen para e rreth PS dhe te gjithe bashke thyen rrethimin, morren perpara POLICINE e dolen ne shesh!

I marri qe kish urdheruar vjedhjen e zgjedhje-136 DEPUTETE PER VETE E 10 DEPUTETE PER PARTINE SOCIALISTE, 0 PER CDO PARTI TJETER PERFSHI FATMIR MEDIUN DHE ABAZ ERMENJIN, kishte urdheruar qe askush mos dilte nga SELIA E PS, por mbi te gjitha mos shkelte kush ne SHESHIN SKENDERBEJ!

ATY NDODHI PASTAJ GJITHCKA;

UNE NUK KAM PARE KUND DHUNE ME TE EGER TE QEVERISE NDAJ NJE POPULLI DERI NE 21 JANAR 2011;

U rrah barbarisht cdokush qe hyri ne shesh, u shtri perdhe e u terhoq zvarre prej flokesh, u ndoq cilido qe ishte prane sheshit te rrahjes-police me hunj, jo shkopinj gome por hunj si bisht lopate, deri tek TRENI ne veri, teri tek ZOGU I ZI ne perendim, deri tek 21 DHJETORI po ne perendim, deri tek VASIL SHANTO ne jug perendim, matane QYTETIT STUDENTI ne juglindje, matane PAZARIT TE RI ne lindje;

Qellonin ne rruge, hynin ne dyqane godisnin kedo-edhe gra!

Nuk kam pare kurre ne jeten time me shune fytyra me gjak!

Kjo ishte!

Cilitdo qe me thote sot “po ci ke keto”, djathtas por edhe majtas-nga keta qe kane rrugetimin e tyre, do te doja ta kish jetuar, qofte edhe ai femija i gjyshit, gjyshes, babait, nenes qe u rrah barbarisht, u kthye ate dite ne shtepi me gjak ne fytyre e rroba, me keq pas tre ditesh, nje jave e me shume, kur doli nga qelite ku barbaria vazhdoi!

KOHET KANE NDRYSHUAR, AS DALLOHEN ME;

Thjesht autoret e asaj barbaria jane po aty, te njejtet, madje njeri-urdheruesi, u zgjodh te jete perseri si monumenti qe jeton i dhunes; SHQIPERIA ECEN, PERPARON, AI JO!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT