Provokojnë hapur grekët/ Vendosin flamurin e tyre në kishën e Dhërmiut

Himara është një nga zonat “më të nxehta” sa i takon politikës dhe toneve nacionaliste për shkak të ndikimit grek në këtë pjesë të Shqipërisë.

Konflikti mes grekëve dhe shqiptarëve ka qenë gjithmonë i ndezur në këtë zonë, ku herë me tone të buta e herë të ashpra nuk ka arritur të shuhet kurrë edhe pse vitet kalojnë.

Një konflikt ky që më së shumti ndikohet nga retorika përçarëse e politikanëve nga të dy shtetet respektive, Greqi-Shqipëri, një frymë urrejtjeje që fryhet pakuptim dhe ata që mbetet t’i vuajnë pasojat janë qytetarët dhe konkretisht banorët e Himarës me rrethina.

Një rast i tillë dhe provokues ka ndodhur ditën e djeshme në Dhërmi, ku edhe pse banorët duket se jetojnë në harmoni, sërish shënohen incidente me përmbajtje nacionaliste.

Në një prej kishave të vendit në Dhërmi është vendosur flamuri grek dhe faqja greke në Facebook “Himara.gr” e ka postuar si arritje nga ku ka marrë edhe shumë komente nga shtetas grek që e përgëzojnë për gjestin.

Së pari në institucionet fetare është e ndaluar të vendoset çfarëdo simboli etnik, pasiqë feja është pa komb dhe e përgjithshme. Ndërsa e dyta, ky është një veprim që hap plagë të vjetra tek shqiptarët e Çamërisë dhe është hapur një provokim, ndoshta i paarsyetuar mirë./JOQ

Back to top button
LAJMET E FUNDIT