Vrasja e shqiptarit në stallën e grekun merr tjetër kthesë! EKSPERTIZA zbulon se viktima qëlloi veten, dalin DËSHMITË e të afërmve

44-vjeçari shqiptar i cili u gjet i pajetë në një stallë lopësh në Mesinia dyshohet se mund të ketë vrarë veten me armën e gjahut që u gjet në vendngjarje.

Bëhet me dije se mjeku ka gjetur prova të cilat dëshmojnë se rasti në fjallë është vetëvrasje dhe jo një akt kriminal.

Rezultatet e ekzaminimit mjeko-ligjor  nxjerrin në pah se ka shumë të ngjarë që viktima të jetë vetqëlluar me armën e gjahut, çka rezultoi fatale për të.

Dyshimet se rasti në fjalë është vetëvrasje përforcohen akoma më shumë pas deklaratës së një personi të afërt me 44-vjeçarin, i cili ka thënë para policisë se burri herë pas here kishte deklaruar se kishte ndërmend t’i jepte fund jetës së tij .

Nga ana tjetër, vajza e pronarit të stallës ka deklaruar se arma i përkiste babait të saj të moshuar, i cili po përballet me probleme serioze shëndetësore.

Më  tej ajo nënvizoi se ajo dhe partneri i saj e gjetën 44-vjeçarin të vdekur, u frikësuan dhe vendosën ta fshihnin armën në mënyrë që të mos akuzoheshin. Ndërsa më pas dyshja ka njoftuar policinë për vdekjen e shqiptarit.

Kujtojmë se trupi i pajetë i shqiptarit, u zbulua ditën e djeshme në një stallë lopësh nga një çift të cilët e kishin strehuar përkohësisht viktimën në shtëpinë e tyre, një 47-vjeçar shqiptar dhe një grua greke 50-vjeçare.

Stalla në fjalë mësohet se ishte në pronësinë e një burri 90-vjeçar nga Kalamatia dhe menaxhohet nga vajza e tij 50-vjeçare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT