TRAGJEDI në Durrës! 17-vjeçari vdes në shkollë, i pushoi zemra gjatë orës së fiskulturës (DETAJE)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Durrës ku një 17-vjeçar ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak.

Burimet bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në gjimnazin Gjergj Kastrioti.

Paraprakisht mësohet se 17-vjeçari me iniciale F.S ka pësuar infarkt në orën e Edukimit Fizik (fiskulturë) e për rrjedhojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sakaq thuhet se autoritetet ndodhen në vendngjarje duke vijuar me zbardhjen e plotë të rastit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT