Tentoi të vriste me armë zjarri një 21-vjeçar, arrestohet autori dhe përkrahësi i tij

Dy persona janë arrestuar pas zbardhjes së një atentati vrasje në Shkodër. Gjatë operacionit të koduar “Operacionalja”, duke ndaluar shtetasit Eduard Kësolla dhe Elvis Koçeku.

32-vjeçari Eduard Kësolla, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Shkodrës për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. Ai akuzohet se më datë 16.01.2026, në zonën e “Kryqëzimit të Vinotekës” në Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një 21-vjeçar.

Gjatë operacionit u arrestua edhe Elvis Koçeku, 27 vjeç, banues në të njëjtin fshat, i cili akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi drejtonte automjetin tip “Audi” me të cilin lëvizte i kërkuari në zonën e “Freskut” në Tiranë.

Automjeti u sekuestrua, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT