Koçeku mesazh Bajrave në Shkodër: Nëse familjes sime i preket një qime floku, do t’ju shkatërroj

Pas reagimeve të shumta ndaj deputetes Marjana Koçeku, e cila braktisi Partinë Socialiste duke dalë e pavarur, kjo e fundit ka reaguar sërish në rrjetet sociale.

Këtë herë “Neomalësorja” u ka drejtuar një mesazh në rrjetet sociale, Bajrajve në Shkodër, duke lënë të kuptohet se familjarët e saj janë kërcënuar prej tyre .

Në reagimin e saj, Koçeku paralajmëron se do të kundërpërgjigjet nëse familjarëve të saj u ndodh diçka.

“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruan ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT