Lajcak konfirmon njohjen e pasaportave të Kosovës nga Sllovakia
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka marr sot konfirmimin zyrtar nga ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Miroslav Lajčák, për vendimin e Qeverisë së Sllovakisë për njohjen e plotë të pasaportave të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka falënderuar ministrin Lajčák dhe Qeverinë e Sllovakisë për këtë vendim, i cili do të lehtësojë lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.
Tash e tutje, qytetarët e Republikës së Kosovës që posedojnë viza Schengen do të kenë mundësi të udhëtojnë edhe në Sllovaki.
Ky vendim vjen në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka shtuar përpjekjet për të bindur pesë shtetet e Bashkimit Evropian që t’i bashkohen sa më shpejt pjesës tjetër të BE-së, për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.