“Mozaik zemërimesh”, Haxhiu për protestuesit: Po vrasin frikën, por fjalimet e tyre për të ardhur keq

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan komentoi protestën që vijon në Tiranë dhe në rrethe prej disa ditësh.
Haxhiu u shpreh se qytetarët janë duke vrarë frikën dhe kjo është një gjë e mirë. Shtoi se ka një mozaik pakënaqësish nga qytetarët.
Baton Haxhiu: Nuk është protestë ideologjike. Kam parë shumë pakënaqësi. Kur ka shumë pakënaqësi, masiviteti është më i madh. Disa protestues janë kundër Zvërnecit, ka që janë kundër Ramës, kundër Berishës, kundër Trump. Në fund të protestës do harrojnë për çfarë kanë dalë.
Protestuesit mendojnë se janë të uzurpuar nga autoriteti i Ramës. Por, fjalimet e tyre janë për të ardhur keq. Protestuesit artikulojnë me mllef. Arsyeja kryesore pse njerëzit duhet të dalin në protestë është që të vrasin frikën. Është puzzle pakënaqësish. Ka zemërim për administratën, për universitetin, për shtetin, për emigracionin.