Gonzato me operatorët ushqimorë: Shqipëria në fazë vendimtare! Duhet kategorizm

Ambasadori i Bashkimit Europian në BE Silvio Gonzato po merr pjesë në takimin e kryeministrit Edi Rama me operatorët e biznesit ushqimor.

“Integrimin në BE nuk e shohim si një proces të njëanshëm por si një proces të përbashkët, për të arritur rezultate konkrete”, tha Gonzato.

Duke u ndalur në procesin e negociatave,  Gonzato tha se Shqipëria ka bërë një përparim të rëndësishëm dhe drejtimi është i qartë por hapat e ardhshëm do të jenë vendimtarë.

Sipas tij, siguria ushqimore nuk është vetëm një kërkesë teknike, por ajo është “një e mirë publike themelore” dhe që u takon të gjithë qytetarëve. Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare sipas tij.

Ambasadori i BE-së shton: “Tashmë Shqipëria ka hyrë në këtë fazë vendimtare të negociatave dhe ecuria nuk matet më si më parë vetëm me qëllimet që ka Shqipëria dhe legjislacionin, por matet me anën e sistemeve që funksionojnë, që janë të harmonizuara me legjislacionin e BE-së. Pra në bazë të një vlerësimi rreziku, por bazohet edhe në laboratorë të akredituar, dhe që japin rezultate të besueshme.”

Sipas Gonzatos, kyç në këtë proces është kategorizimi i duhur i operatorëve të operatorëve të biznesit ushqimorë, dhe përmirësimi i subjekteve përkatëse me standarded e BE-së, duke e konsideruar këtë si një hap përcaktues për sektorin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT