Skënder Hita jep urdhrin e parë, “furtunë” në Policinë e Tiranës! Largohen disa drejtues

Dy javë pasi mori zyrtarisht detyrën, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka bërë lëvizjet e para brenda “uniformave blu”.

Raportohet me se me urdhër të Hitës, Neritan Buzi është larguar si shef i Komisariatit të Rrugores në Tiranë është transferuar në Pukë.

Mësohet se në vend të Neritan Buzit është komanduar Luis Zeqaj, i cili tashmë do të jetë drejtuesi i Rrugores së Tiranës.

Gjithashtu komandanti i trafikut në Tiranë, Joan Trungu, është transferuar, ku është emëruar si shef i “Shigjetave” në Tiranë.

Po ashtu Hita ka transferuar edhe shefin e krimit ekonomik në Policinë e Tiranës, Kreshnik Alimadhin, duke e dërguar në Lezhë si shef seksioni. Në vend të tij është emëruar Artenis Merkaj.

Nuk dihen ende arsyet pse Skënder Hita ka bërë këto lëvizje në policinë e Tiranës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT