Kontroll udhëtarëve nga Italia/ Pasagjerët: Ikëm nga tërmeti, po kthehemi nga koronavirusi

Përhapja e koronavirusit në Italinë fqinje e ka rritur me 20 përqind fluksin e udhëtarëve që mbërrijnë në portin e Durrësit krahasuar me javët paraardhëse.
Frika nga epidemia e koronavirusit ka shtuar numrin e personave të kthyer në vend me tragetet e linjës nga Durrësi. Vetëm në fundjavë dhe mëngjesin e së hënës zbritën nga tragetet rreth 1840 persona, kryesisht familjarë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në gadishullin Apenin.
Në portin e Vlorës ndërkohë rreth 300 pasagjere kanë kryer procedurat e imbarkimit për t’u nisur drejt Italisë të hënën. Edhe pse e dinë si është situata në vendin fqinj, ata thonë se do ta vazhdojnë udhëtimin por me maska në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi.
Nga dita e premte dhe deri të dielën 416 pasagjerë kanë mbërritur në këtë port nga Italia