Serbët në knock down, por ende kërcënojnë në veri

Në kohën kur është paralajmëruar të merrnin frymë negociatat me Serbinë, në të cilat nuk përjashtohet as diskutimi për kufijtë, janë rikthyer tensionet në terren.Ngritja e taksës në 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina ka acaruar Serbinë.

Kjo është shoqëruar me ankesa të zyrtarëve serbë se në veri ka rritje të prezencës policore për të parandaluar futjen e kamionëve nga Serbia, shkruan Koha Ditore

.Por autoritetet e Kosovës dhe KFOR-i që siguron kufijtë e Kosovës kanë mohuar lajmin, të cilin e shpërndau presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka mohuar se janë hequr targa serbe ndonjë automjeti që ka qarkulluar nëpër Kosovë.Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i ka quajtur spekulime “informacionet e publikuara lidhur me heqjen e targave serbe në rajone të ndryshme të Kosovës”, përgatiti Koha. (b.an)/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT