President Shqipëri-Kosovë? S’na duhet një hajdut më shumë (E thotë Basha)
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se as Shqipërisë dhe as Kosovës nuk i duhet “një politikan më shumë, një hajdut më shumë, por i duhet një treg i përbashkët”.
“Nuk i duhet as Shqipërisë dhe as Kosovës një politikan më shumë, një hajdut më shumë, por i duhet një treg i përbashkët. Të gjithë i dimë problemet e jashtëzakonshme të dy ekonomive tona, na duhen zgjidhje që funksionojnë për qytetarët”, u shpreh Lulzim Basha.
Ky koment i kryeopozitarit vjen një ditë pas deklaratës që kryeministri Edi Rama bëri në Kuvendin e Kosovës, se Shqipëria dhe Kosova mund të kenë një ditë një president të unitetit kombëtar./ZgjohuShqiptar.info