Goditi me gur arbitrin pasi nuk dha penalltinë/ Arrestohet 50-vjeçari në Delvinë, ja gjendja e gjyqtarit (EMRI)

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë mbrëmjen e sotme, nën akuzë për dhunimin e arbitrit në ndeshjen e futbollit mes Delvinës dhe Elbasanit.

Policia ka njoftuar se Tritan Pipiko ka hedhur gurë në fushën e lojës, nga lartësia e një pallati pranë stadiumit ku po zhvillohej ndeshja, duke goditur në kokë gjyqtarin kryesor të përballjes.

Ky i fundit u dërgua në spital, ndërsa pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në shtëpi.

Shkak për tensionet mes tifozëve dhe arbitrit ishte një penallti e pa dhënë.

Njoftimi i policisë:

Delvinë/Hodhi sende të forta në fushë duke dëmtuar arbitrin kryesor të ndeshjes së futbollit, arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin T. P., 50 vjeç, banues në Delvinë.

Gjatë ndeshjes së futbollit të kategorisë së dytë, ndërmjet skuadrave të Delvinës dhe Elbasanit, të zhvilluar ditën e sotme, në stadiumin “Panajot Pano”, Delvinë, 50-vjeçari nga lartësia e një pallati afër stadiumit, ka hedhur sende të forta (gurë), në fushë duke dëmtuar arbitrin e ndeshjes, shtetasin Xh. A., i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital është larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT