Bardhi denoncon zgjedhjet e Fierit, Zegjine Caushi “nxjerr bllof” demokratin: O Gazo veç drejtues politik nuk je! Ata janë komisionerë të PD-së, kalo më mirë në Kavajë (VIDEO)

Deputetja e ardhshme e Kuvendit të Shqipërisë, Zegjine Caushi, vijon replikat me kundërshtarin e saj politik, Gazment Bardhi, i cli nuk heq dorë së vërtetuari që votat e tij në qarkun e Fierit janë vjedhur apo manipuluar nga Partia Socialiste dhe simpatizantë të saj.

Në një video të postuar disa orë më parë, shihen sesi dy komisionerë, sipas Bardhit të Partisë Socialiste, që hapin votën e një votuesje për të parë zgjedhjen e bërë në fletë. Mirëpo, Zegjine Caushi tregon me emër e mbiemër që personazhet në fjalë, nuk i përkasin forcës politike të PS-së, por vetë Partisë Demokratike.

I pari është Behar Gjoshi, Sekretari i Komisionit për PD dhe i dyti Denis Murrizi anëtar i Komisionit për PD”, thotë Zegjineja, e cila me ironi e humor i drejtohet Gazment Bardhit se me këto gafa nuk mund të quhet drejtues politik i një qarku.

Bardhi denoncon zgjedhjet e Fierit, Zegjine Caushi “nxjerr bllof”

Kishim bërë be këtej nga partia jonë, që nuk do të merreshin fare por fare me kryehumbësin e zgjedhjeve të 11 Majit. Me trupin e politikës shqiptare në 33 vite pluralizëm. Por nuk rri rehat dhe vazhdon e gabon.

Dhe se lë dot të turpërohet më tej, se në fund të ditës ai është Gazi im. O Gazo po nuk ka nevojë ta marrë vesh çdo ditë e gjithë dynjaja që ti nuk njohe kurrë komisionerët e PD në qarkut e Fierit e jo më votuesit.

Po nuk ka nevojë o xhan. Ta marrë vesh i madh e i vogël që ti dhe qarku i Fierit nuk keni asnjë lidhje. Dole tani me një video që ty të paskan vjedhur votën në Tërbuf. Po mir mo, pyet njëherë përpara se të nxjerrësh këto perla që nxjerr.

Pyet njëherë si turist kalimtar që ishe: Kush janë këta që po tundin kutinë. Ja ta them unë që ta marrin vesh që të gjithë që ti vetëm drejtues politik nuk je. I pari është Behar Gjoshi, Sekretari i Komisionit për PD dhe i dyti Denis Murrizi anëtar i Komisionit për PD.

Pole nam o Gazo le nam. Del dhe denoncon komisionerët që as nuk i njeh. Thuaj bababufit të të çojë në Kavajë, ndoshta atje i njeh. Mirupafshim deri në gafën e radhës”, thotë Zegjine Caushi.

Denoncimi i Gazment Bardhit

Back to top button
LAJMET E FUNDIT