Thriller me zhdukjen e një 29-vjeçari dhe djalit të tij 5-vjeçar në Belgjikë! Gjenden dy trupa, autoritetet: Asnjë pistë nuk përjashtohet

Autoritetet gjyqësore belge njoftuan sot zbulimin e një trupi të dytë (25 gusht), i cili me sa duket i përket babait të vogëlushit Timeo, 24 orë pasi u gjet trupi i parë, ai i fëmijës.
Brian Brigo, 29 vjeç, dhe djali i tyre Timeo, 5 vjeç, u zhdukën së bashku në fund të qershorit, në Belgjikën jugore.
Identifikimi i dy trupave nuk është bërë ende, por autoritetet kanë njoftuar se ato mund të jenë të babait dhe djalit të zhdukur. Autopsia mund të kryhet sonte, sipas shtypit belg. Trupi i dytë u gjet sot dhjetëra metra larg atij të fëmijës, në Onhaye (jug), sqaruan autoritetet.
Policia belge po kërkonte Timeos dhe babain e tij, pasi ata u panë për herë të fundit në Onhaye, më 27 qershor.
“Siç ka qenë rasti që nga fillimi, asnjë skenar nuk përjashtohet dhe të gjitha rastet i nënshtrohen hetimit”, theksuan autoritetet hetuese.
Makina e babait u gjet bosh në Onhaye, pasi autoritetet u njoftuan për zhdukjen e tij dhe të djalit të tij.