“Prostitutë amorale politike”, Berisha për Ramën: Fshehu pjesëmarrjen në samit ndërkombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon konferencën e përditshme të tij me gazetarët në selinë blu, nga ku kritikoi kryeministrin Edi Rama lidhur me pjesëmarrjen e tij në samitin e zhvilluar në Spanjë me titull “Në Mbrojtje të Demokracisë”.

Sipas kryedemokratit, Rama ka tentuar ta fshehë pjesëmarrjen në samit, dhe ta paraqesë si vizitë zyrtare në Spanjë pët tu takuar me Pedro Sanchez-in, ndërkohë që edhe liderë të tjerë shtetesh ishin pjesëmarrës.

“Për të gjithë ju, si mund të quhet, çfarë emri mund t’i vihet, një kryeministri, i cili fluturon disa mijëra kilometra nga vendi i tij, për të marrë pjesë në një samit ndërkombëtar, të titulluar “Samiti global për Demokracinë’, në Barcelonë, dhe mashtron qytetarët e vet. U thotë se isha për një vizitë në spanjë tek Pedro Sanchez, dhe nuk thotë një fjalë të vetme, mban sekret për qytetarët e vendit të tij, pjesëmarrjen në samitin global, ku ishin një numër i caktuar kryetarësh shtetesh apo kryeministrash, nga një seri vendesh të Amerikës Latine, Afrikës dhe pjesëve të tjera të globit.

Kur një kryeministër shkon në një vend e merr pjesë në një samit sikur të ishte klandestin, ndërkohë që ishte një ngjarje publike ndërkombëtare e thirrur nga kryeministri spanjoll, me një numër të konsiderueshëm kryeministrash dhe kryetarë shtetesh. Çfarë emri mund ti vini një kryeministri të tillë, që fsheh pjesëmarrjen e tij në një samit ndërkombëtare dhe eshët sikur ishte në një vizitë  zyrtare ne Spanjë. A mund ta quani këtë një burrec, një langaraq, por mundet edhe një prostitutë amorale politike?”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT