Video erotike mes ambasadorit dhe zv.ministres? Botuesi i njohur i kujton Metës mesazhet e sekretares

Dukej sikur ishte harruar por dy ditë më parë u risoll në vëmendje të publikut përfolja mbi një të ashtuquajtur “video erotike” mes një diplomati të lartë dhe një zv.ministreje.
Fillimisht pa emra, por më pas, vetë protagonistët e hipotetizuar të “videos” (që nuk u pa gjëkundi) dolën dhe përgënjeshtruan.
Bëhej fjalë për ambasadorin e BE në Tiranë, italianin Luigi Soreca dhe zv.ministren e Brendshme Kuko.
Pas një reagimi të Kukos, reagoi edhe vetë ambasadori Soreca.
Dhe menjëherë pas tij, gjatë ditës së djeshme reagoi Presidenca, e cila tha se do kërkonte hetime për këtë përfolje.
Mirëpo, botuesi i njohur Mero Baze i kujton Metës në një editorial se ishte pikërisht ai që i përhapi këto thashetheme.
Shkruan Baze:
“Janë së paku disa gazeta të kontrolluara nga Presidenti dhe dhjetra zyrtarë të lartë të LSI, që kanë ende në profilet e faqeve të tyre në Facebook, postimet shantazhuese, lajmet nga burime të sigurta brenda Presidencës për ekzistencën e videos dhe pastaj shpërndarjen e tyre.
Sekretare e Ilir Metës ka shpërndarë në dhjetëra adresa ëhatsapp-i dhe messenger-i shantazhin duke “e filluar me fotot”, duke lënë të kuptohej se pastaj do nxirrej video-ja.
Për opinionin publik, shantazhet e Ilir Metës me video kanë dhe një shpjegim psikologjik, pasi ai është goditur rëndë personalisht nga një regjistrim i ish- ministrit të tij, dhe prej atëhere ai ndjehet i traumatizuar nga mekanizimi i video-regjistrimit. Dhe kur tentoi t’i kundërpërgjigjej ish- ministrit të vet, ai tentoi pikërisht të regjistrojë video seksuale.
Pra në koshiencën e tij, Ilir Meta e konsideron video-regjistrimin seksual, si një armë të fortë kundër çdo armiku të vet” – shkruan Baze, shkrimi i plotë i të cilit mund të lexohet duke klikuar KËTU.