Anëtari i KLP, shkresë kryetarit: Pse s’më solle kartolinë për 2020?

Anëtari i Këshillit të Lartë i Prokurorisë, Tartar Bazaj i ka dërguar një shkresë zyrtare kryetarit Gent Ibrahimi, pasi ky i fundit nuk i ka dërguar kartolinë urimi për Vitin e Ri 2020.

Mesa duket Bazajt i ka ngelur qejfi me Ibrahimin, sepse kryetari i KLP ka uruar të gjithë kolegët e tjerë, duke menjanuar Bazajn.

Në shkresën që të lë pa fjalë, anëtari i KLP i drejton edhe disa pyetje Ibrahimit, duke theksuar se si një person i caktuar mund të bjerë në një nivel kaq të ulët.

Si rrallëherë në shkresat zyrtare, një anëtar kërkon me plot qejfmbetje të dijë këto informacione nga kryetari i tij:

1.Nëse në adresën time ( të Bazajt) pranë KLP, ka ardhur ndonjë kartolinë Urimi për Vitin e Ri 2020 ose jo?

2. Nëse po, kanë mbetur rastësisht pa u ndarë, apo cilat janë arsyet e mosdorëzimit të tyre tek personi im?

Ndërkohë përgjigja e Gent Ibrahimit se pse ka ndodhur diçka e tillë mbetet për t’u parë, nëse është diçka personale mes dy figurave apo thjesht një pakujdesi e momentit.

Më poshte, shkresa e publikuar nga portali newsbomb.al.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT