Pasoja të rënda, Evropa në “rënie”?! Lufta në Iran rrit çmimet e energjisë, aviacioni dhe industria në krizë

Evropa po përballet me krizë ekonomike, këtë herë si pasojë e luftës në Iran. Komisioni Evropian ka prezantuar masa emergjente për të mbrojtur ekonominë nga rritja e faturave të energjisë, duke paralajmëruar se kontinenti po paguan sërish çmimin e varësisë nga lëndët djegëse fosile të importuara. Vetëm nga rritja e çmimeve, blloku ka shpenzuar mbi 24 miliardë euro shtesë, pa siguruar asnjë sasi të re energjie.

Industria e aviacionit është ndër më të goditurat: Lufthansa ka njoftuar anulimin e 20 mijë fluturimeve deri në tetor për shkak të dyfishimit të çmimit të karburantit, ndërsa grupet e industrisë kërkojnë pezullimin e taksave për të mbajtur çmimet nën kontroll. Gjiganti kimik BASF ka rritur çmimet deri në 30% për produkte jetësore, ndërsa sektori kimik gjerman paralajmëron mbyllje fabrikash dhe shkurtime të vendeve të punës.

Kriza ka prekur edhe sektorin e peshkimit, ku kostot e karburantit po e bëjnë të pamundur nxjerrjen e prodhimeve në treg. BE-ja ka aktivizuar një mekanizëm krize për të ofruar mbështetje financiare direkte.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse lufta me Iranin vazhdon gjatë gjysmës së parë të vitit, Evropa mund të zhytet në recesion të plotë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur parashikimet e rritjes për Eurozonën dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku inflacioni është rritur sërish.

Të gjendur në këtë situatë qeveritë evropiane po nxitojnë të shtojnë kapacitetet e energjisë diellore dhe të rinovueshme, në një përpjekje të dëshpëruar për të mbajtur gjallë ekonominë e kontinentit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT