Gent Sejko: Ekonomia shqiptare mbetet në trajektore pozitive, inflacioni pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi gjatë një konference për mediat se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet me ritme të qëndrueshme, ndonëse disi më të ulëta krahasuar me tremujorin e parë të vitit.

Sipas tij, inflacioni i çmimeve të konsumit ka shënuar rritje si pasojë e efekteve direkte dhe indirekte të shtrenjtimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, si edhe për shkak të kërkesës së qëndrueshme për mallra dhe shërbime. Megjithatë, Sejko theksoi se niveli i inflacionit mbetet i kontrolluar dhe pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë.

Aktiviteti ekonomik ka vijuar te rritet me ritme të krahasueshme ndonëse disi më të ulëta se ato të 3-mujorit të parë. Inflacioni i çmimeve të konsumit erdhi në rritje si pasojë e efekteve direkte dhe indirekte të rritjes së çmimit të naftës në tregjet e huaja si dhe kërkesës së qëndrueshme për mallra dhe shërbime. \Niveli i inflacionit mbetët i kontrolluar dhe pranë objektivit të bankës së Shqipërisë. Këto zhvillime ishin në linjë me pritshmëritë tona. Kjo politik ka mundësuar kontrollin e pritjeve për inflacionin, konsumimin e qetë të tregjeve financiare si dhe ka kontribuar në gjenerimin e kushteve monetare të përshtatshme për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit”, u shpreh Sejko.

Duke folur për perspektivën ekonomike, Sejko tha se parashikimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ekonomia do të vijojë të qëndrojë në një trajektore pozitive të rritjes, pranë potencialit të saj.

Ai shtoi se inflacioni pritet të mbetet mbi objektiv në afatin e shkurtër, për t’u rikthyer gradualisht drejt objektivit në periudhën afatmesme.

Parashikimi për të ardhmen parashikon se ekonomia shqiptare të qëndrojë në një trajektore pozitive të rritjes ekonomike dhe pranë potencialit. Po ashtu parashikohet që inflacionit të qëndrojë mbi objektiv në periudhën afatshkurtër dhe të zbresë aktualisht drejtë objektivit në periudhën afat mesme. Në këto rrethana goditja e ofertës nga tregjet ndërkombëtare pritet të ketë efekte kalimtare në ekonominë e vendit. Inflacioni i çminimeve të konsumit shënoi një nivel mesatar prej 3% në tre mujorin e dytë të vitit duke ardhur në rritje nga vlera e tremujorit paraardhës. Rritja e inflacionit në vend ka qenë e përmbajtur dhe ky tregues vijon të jetë në linjë me pritjet tona”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT