Nga Berisha, te Salianji e Merjeme Sala! Pesë emra në garë për të marrë drejtimin e PD

Partia Demokratike ka hyrë në një fazë procesi zgjedhor të brendshëm. Këtë të enjte, 30 prill, në orën 12:00 skadon afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e kryetarit të forcës opozitare më të madhe në vend.

Deri më tani, raportohet se kanë shprehur vullnetin e tyre për postin e kryedemokratit, Sali Berisha, Ervin Salianji dhe Evis Kokalari (aktiviste), Merjeme Sala (mjeke) dhe Alesia Balliu.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Flamur Noka, deklaroi në një prononcim për gazetarët se demokratët kanë qenë tejet transparent në këtë proces.

“Ka pasur një muaj kohë për këdo që aspiron”, deklaroi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT