Analistët: Pse e bën Meta me referendumin? Fushatë elektorale për veten

Presideti Ilir Meta, i tregoi shqiptareve paraditen e të shtunës  nenin 150 të kushtetutës, se si organizohet një referendum, duke premtuar  se të henën do të propozoj ide konkrete. Analisti Frrok Çupi e shikon propozimin e presidentit si një gjë aspak të papritur.

“Meta është betuar se deri në fund do të krijojë gjëra për ta penguar me cdo kusht reformën në drejtësi pra drejtësinë që do të vijë. Meta ka një qëllim ta shtyjë sa më shumë për ta lënë vëndin pa drejtësi dhe ta shtyjë sa më tepër ditën që do të japë llogari” – tha Çupi.

Ndërsa Enton Abilekaj thotë se  ideja e presidentit nuk do jetë e lehtë të realizohet. Nuk ka referendum të mbrohet apo jo Kushtetuta, se të dyja palët pretendojnë se po mbrojnë Kushtetutën. Pyetja konkrete është shumë e vështirë për t’u bërë. Kjo ide e Referendumit nuk ka asnjë mundësi konkrete. Për momentin është vetëm një rrugëdalje politike që sheh presidenti në kushtet kur konfliktit nuk po i jepet një zgjidhje në favor të presidentit –thotë Abilekaj.

Të dy analistët japin opinionet e tyre se çfarë synon presidenti të arrijë përmes Referendumit. Sipas Çupit, Meta do ta zhveshë këtë popull nga institucionet. Ai po tenton ta thërrasë popullin në ndihmë të vet. Domethënë, nëse ky vetë ka kryer krime, ka bërë gafa, ka rrënuar shtetin, ka rrënuar drejtësinë, ekonominë po thërret popullin të shpëtojë Ilir Metën.

Ilir Meta është betuar në këtë kushtetutë dhe e ka pranuar postin në këtë Kushtetutë dhe tani thotë që kjo Kushtetutë nuk vlen. Është një leckë që duhet flakur. Atëhere nëse e ka pranuar postin dhe presidencën mbi bazën e kësaj Kushtetute atëherë duhet t;i qëndrojë asaj. Ndryshe degradimi prej kësaj Kushtetute është tradhëti – pohon Çupi.

Ndërsa për Abilekajn, Meta kërkon që nëpërmjet referendumit të krijojë një lëvizje elektorale në vend në favor të tij, për të provuar veten. Ka hyrë në një betejë që është më shumë politike, sesa institucionale dhe duke patur avantazhin që është i vetëm në këtë luftë kundër maxhorancës mund të përfitojë një mbështetje opozitare nga populli opozitar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT