“Lërini çyrykët ju”, Rama përballë fermerëve dibranë: Të dalim nga komunizimi! Secili të prodhojë për vete, por prodhimi të shitet bashkarisht

Në takimin  ezhvilluar ditën e sotme me fermerët në Dibër, kryeministri Edi Rama vuri theksin te përshtatja e bujqësisë shqiptare me tregun e Bashkimit Evropian.

Në fjalën e tij Rama tha se sektori në fjalë duhet të riorganizohet  në mënyrë që secili të prodhojë më vete e prodhimi të shitet bashkarisht. Në këtë mënyrë, kryeministri theksoi se tregu shqiptar i afrohet më shumë atij europian duke lënë pas periudhën e komunizmit.

“BE funksionon me kooperativa por ndryshme nga ato të komunizmit, në ato të BE, secili prodhon më vete dhe të gjithë sheshin bashkë. Duke shitur bashkë, krijojnë një volum të madh, por nga ana tjetër harmonizojmë të gjithë veprimtarinë prodhuese pasi mbjellin me një farë, pastaj ndajnë kostot e punimit të tokës, e përkujdesjes për prodhimin dhe pastaj grumbullojnë, ambalazhojnë dhe shesin” tha Rama para fermerëve në Dibër.

Fjala e kryeministrit Rama:

Tani jemi të detyruar të hymë në fazën e bashkimit që bën fuqinë. Jo siç thonë çyrykët që vijnë vërdallë për të hedhur baltë mbi çdo gjë, jo si kooperativat e dikurshme, por si kooperativat e BE.

BE funksionon me kooperativa por ndryshme nga ato të komunizmit, në ato të BE, secili prodhon më vete dhe të gjithë shesin bashkë. Duke shitur bashkë, krijojnë një volum të madh, por nga ana tjetër harmonizojmë të gjithë veprimtarinë prodhuese pasi mbjellin me një farë, pastaj ndajnë kostot e punimit të tokës, e përkujdesjes për prodhimin dhe pastaj grumbullojnë, ambalazhojnë dhe shesin.

Shoqëri të bashkuara bujqësore, kështu janë quajtur në ligj për të shmangur atë frikën e madhe që vjen nga truma e të shkuarës që po n mbledhin në kooperativë. E kemi nxitur këtë punë prej kohësh.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT