“Fatkeqësia më e madhe e këtij kombi je ti”, Caushi reagon ashpër ndaj Berishës: Si nuk ke turp që paguan adoleshentë për të ardhur në protestë

Deputetja e PS-së Zegjine Caushi gjatë fjalës së saj sot në Kuvend ka reaguar ashpër duke iu drejtuar Berishës në lidhje me protestën e zhvilluar prej tij.

Caushi akuzoi Berishën se ka ndërtuar gjithë karrierën e tij politike mbi dhunën. Ajo e quajti prezencën e Berishës si “fatkeqësinë më të madhe të këtij kombi”, duke e akuzuar për gënjeshtra dhe për përfshirje të miturve në protesta.

Gjithashtu, ajo kujtojë edhe tragjedinë e Gërdecit, duke akuzuar Berishën për mohimin e përgjegjësisë së vdekjes së 26 personave.

“Kemi dy orë këtu që dëgjojmë një ish-kryeministër që jetën e tij politike e ka nisur dhe e ka përfunduar vetëm me dhunë. Boll me teatër. Ky parlament duhet të futet në shina dhe duhet të fillojmë me rendin e ditës. Fatkeqësia më e madhe e këtij kombi është prezenca jote këtu, Sali Berisha. Po si nuk ke turp dhe sedër që vjen këtu në këtë parlament dhe gënjen? Gënjen, gënjen. Si nuk ke turp që përfshin të mitur në vijën e parë me pllaka guri në dorë? Si nuk ke turp që paguan adoleshentë për të ardhur në protestë? Si vjen këtu dhe gënjen, e thua që ajo ishte protestë paqësore?

Por ti doktor je mësuar me gënjeshtra, se ti mohove të afërmit e tu pasi vdiqën 26 persona në Gërdec. Ti ishe ai që i mohove. Sa më shumë që i sulmon shqiptarët, aq më shumë të njohin ata dhe aq më shpejt do të të groposin. Zgjedhjet vendore janë në kilometrin e fundit dhe do të tregojnë rezultatin si asnjëherë tjetër. Dhe sa për atë këngëz që u dhimbset 2% e asaj dhimbjeje, t’u dhimbsesh atij kamionisti në Korçë,” u shpreh Çaushi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT