Video/ Unë jam e infektuara e 69-të në Shqipëri dhe nuk pata kontakt me asnjë nga jashtë: Mesazhi im për ata që po ankohen

Është një video e postuar në rrjetin social të kryeministrit Rama. Vajza në video thotë se është e infektuara numër 69 në Shqipëri dhe një familjari i saj ndodhet në spital. Ka treguar se nuk ka pasur asnjë kontakt me njerëz që vijnë nga jashtë apo me simptoma. Ajo u bën një thirrje atyre që ankohen se po u shkelen të drejtat duke qëndruar mbyllur dhe që thonë se kjo situatë që i përkeqësojë psikologjikisht:
‘Për ta nisur me një ton pak më pozitiv, e keni parë tashmë në lajme që nurmi i të infektuarve ka kapërcyer nga 65 në 70 ditën e djeshme, unë jam e infektuara numër 69: Lajmërimi publikisht i kësaj nuk është qëllimi i videos, këtë video e nisa sepse vazhdoj të shoh në internet pafund njerëz që ankohen mbi shkeljen e të drejtave me karantinimin apo se nuk po i mer kush parasysh pasojat e të qëndruarit brenda, përveç kësaj shoh njerëz që vazhdojnë lëvizin, sidmos në lagjen time që e dimë që jemi të paktën dy veta të infektuar dhe kushedi sa të tjerë ka këtu. Pasojat psikologjike të qëndrimit brenda në shtëpi më besoni janë komplet të papërfillshme krahasuar me të parit një familjar që vjen e merr ambulanca, që do flasësh me telefon për kushëdi se sa kohë, dhe me pasojën që kur të vjnë të bëjnë analizën dhe të trajtojnë sikur të jesh literalisht një mbetje kimike, duke pasur të njëjtën rreizikshmëri si të tjerët. Nuk kemi pasur konktakte me të tjerët, nuk kemi pasur kontakte me njerëz nga jashtë, as me njerëz me simptoma, nuk e di ku e kemi marrë. Është një rrezik që nuk mund ta shohim dhe nuk e kemi përballë. Ky virus nuk është shaka, Po jua thotë dikush që vuan pasojat, që ka dikë të shtruar në spital dhe është karantinuar në shtëpi me zero kontakt nga jashtë. Kjo është një luftë tashmë e gjithë njerëzimit, duhet të bëjmë shumë pak , thjesht të rrimë në shtëpi, që të mos infektohemi dhe të infektojmë të tjerët.’
Rama shkruan sipër videos:
Ti zemër do ia dalësh padiskutim dhe unë jam me ty, të gjithë ne jemi me ty, deri kur të shërohesh plotësisht!
Por ti meriton edhe një falenderim të megjithëzemërt, për fjalët e thjeshta, të vërteta, të ndjera, që ke ndarë me të gjithë ne, sot kur të gjithë kanë nevojë të dëgjojnë dhe disa prej nesh, kanë akoma nevojë të kuptojnë që jemi në një luftë botërore për jetën, jo në një lojë kukamçefthi, ku kemi të drejtën të mërzitemi e të ankohemi pse po e kufizojmë skajshmërisht lirinë tonë!
Ti nuk ke nevojë për kurajo, sepse dalja jote publikisht tregon se kurajon e ke të jashtëzakonshme, kështu që unë nuk mund të të jap kurajo ty, po dua të të falenderoj për kurajon që ti më dhe mua me fuqinë magnetike të brishtësisë tënde
Përqafime nga larg dhe me patjetër do të takohemi kur të mbarojë lufta
Edi