UEFA: Nuk e kemi penguar Shaqirin që të festojë me flamurin kuqezi
Futbollisti shqiptar që luan më kampionin e saposhpallur, Bayern-in, Xherdan Shaqiri, pas fitores së Champions League, ai edhe pse nuk luajti gjatë ndeshjes, ka festuar në fushën e blertë me flamurin e Kosovës, së bashku me atë zviceran.
Mirëpo, pas disa reagimeve nëpër rrjetet sociale, se pse Shaqiri nuk përdori flamurin kombëtar shqiptar, Shaqiri, përmes Facebook, pati shpjeguar se ka qenë i penguar nga UEFA. Por, zyrtarët e UEFA-s këtë lajm e kanë përgënjeshtruar për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”.
“Ne natyrisht kemi disiplinë dhe rregulla gjatë ndeshjeve apo pas tyre, por asnjëherë nuk kemi penguar ndonjë lojtar apo ta mësojmë se cilin flamur të mbajë. Pra, në këtë rast, as Shaqirin nuk e ka penguar UEFA. Ai ka qenë dhe mund të jetë i lirë të përdor çfarëdo flamuri”, ka pohuar zyrtari i UEFA-s për “Presheva jonë”. Madje sipas UEFA-s, as që është pyetur pardje UEFA nga ndokush se çfarë flamuri kishte me vete.
“Ne, nga UEFA sikur ta kishim dashur ta pengonim, do të pengonin atë me flamur të Kosovës, që s’është anëtare e UEFA-s, e pse ta pengojmë atë të Shqipërisë?!”, ka shtruar në fund zyrtari UEFA-s.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.