Ish-Presidenti publikoi dëshmitë nga qelia, ish-drejtuesit e CEZ: E njohim Ilir Metën, por nuk e dimë çfarë marrëdhënie ka me Kastriot Ismailaj dhe Qazim Tepshin! (E PLOTË)

Newsbomb.al zbardh dëshmitë e plota të dy ish-drejtuesve të lartë të kompanisë çeke, CEZ, e cila në bashkëpunim me DIA-n në Shqipëri, u angazhuan më shumë se një dekadë e gjysmë më parë për të mbledhur borxhet që qytetarët i kishin OSHEE për energjinë elektrike.

Ilir Meta thotë se ai dhe avokatët mbrojtës kanë këtë dëshmi dhe të gjitha dokumentet e tjera me vulë të OSHEE, sepse vite më parë ua ka vënë në dispozicion, siç e quan ai, një zyrtar i ndershëm i OSHEE.

“… fill pasi kishte dëgjuar që Edi Rama me të tijët po përgatisnin një intrigë për të përfshirë Ilir Metën te kjo aferë, siç u paralajmërua edhe në letrën zyrtare të ish-Kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Z. Spartak Braho më 27 shtator 2015”, thotë Ilir Meta.

Pjesë nga dëshmia e Josef Hejsek, ish-kreut të bordit të drejtorëve të CEZ Shpërndarje:

Pyetje: Ju flisni per nje kontrate per identifikimin e debitoreve si nje kontrate e pare, kjo do te thote se kjo kontrate eshte formale dhe ju keni lidhur me shume se nje kontrate me DIA?

Pergjigje: Bazuar ne kete kontrate ne vendosem qe kjo kompani te vazhdoje duke u bazuar ne propozimet e tyre per mbledhjen e borxheve. Kjo ishte gjithmone ne mbikqyrjen e Bordit Mbikqyres, ku pjesemarresi i shtetit shqipetar ishte gjithmone I pranishem, keshtu qe perzgjedhja e DIA ka qene gjithmone transparente, me te gjitha detajet e njohur per METE. Ne shkurt te 2011, Bordi miratoi vendimin e Bordit te Drejtuesve per ngarkimin e DIA, mbi mbledhjen e borxheve.

Pyetje: Si keni kontaktuar me DIA per lidhjen e kontrates?

Pergjigje: Eshte dhene rekomandimi nga partneret, ne ishim duke folur me METE dhe partneret per mbledhjen e borxheve

Pyetje: A e kujtoni se cili ka qene personi konkret qe ka bere propozimin per kete shoqeri?

Pergjigje: Nuk me kujtohet personi konkret dhe disa propozime kane shkuar edhe ne Prage.

Pyetje: A e keni ju propozimin e DIA per lidhjen e kontrates?

Pergjigje: Po nje kopje po ja u ve ne dispozicion.

Pyetje: Nga propozimi qe na vini ne dispozicion rezulton se DIA e ka bere propozimin ne mars 2010 nderkohe qe rezulton e regjistruar me date 04.08.2010. A jeni ne dijeni te ketij fakti?

Pergjigje: Jo.

Pyetje: A keni kerkuar para lidhjes se kontrates nje informacion mbi kete shoqeri mbi aktivitetin e saj te meparshem, apo marredhenie te sukseshshme ne mbledhjen e borxheve publike apo private?

Pergjigje: Referencat qe ato sollen nga DIA e Uashingtonit ishin ato qe na bene te lidhnim kontraten. Neqoftese jam korrekt ata kane thene se kane mbledhur rreth 4 miliarde Usd ne te gjithe boten dhe e kishin provuar teknologjine e tyre si ti mblidhnin borxhet dhe perdoren disa referenca se po benin disa pune edhe ne Republiken Ceke si kompani Amerikane.

Pyetje: Kur flisni per referenca, e keni fjale per referenca verbale apo formale?

Pergjigje: Ishin referenca verbale dhe referenca me faqe inerneti dhe keto referenca u dhane nga shtetasi Kastriot Ismaili. Por ato ishin te pergjithshme pasi lenda ishte sekrete, pra pa emra klientesh, ato qe gjenden ne internet, pasi konsideroheshin konfidenciale. Ata perdoren teknologji austriake, pikerisht ate qe perdor Pasut & Partners sa Viena Austria.

Pyetje: Si I keni bere pagesat per DIA?

Pergjigje: Ne kemi paguar per identifikimin dhe kjo kontrate ka perfunduar dhe kjo nuk ka te beje me mbledhjen e borxheve. Per kontraten e muajit shkurt ne kemi bere vetem pagesa paraprake dhe deri me sot nuk kemi rene dakort per pagesat dhe nuk e kemi zgjidhur Pagesat paraprake kane qene si parapagim sepse ne fund do te behet rakordimi i shumave.

Pyetje: Na rezulton qe pagesen e fundit e keni bere ne muajin qershor te vitit 2011 ne vleren e 89.021.916 lek. Cfare perfaqeson kjo shume pagese paraprake apo pagese per identifikimin e debitoreve?

Pergjigje: Per identifikimin eshte paguar 3 here nga rreth 400.000(katerqindmije) euro. Pagesat e tjera jane pagesa paraprake per mbledhjen e borxheve.

Pyetje: Pas fazes se identifikimit te debitoreve, na rezulton nje pagese me shume se 2.000.000(dymilione) euro per DIA. A kane mbledhur ata borxhin per te justifikuar kete shume te dhene nga ana juaj paraprakisht?

Pergjigje: Synimi ishte mbledhja e borxheve ne vleren e 18.000.000(tetembedhjetemilione) euro dhe eshte realizuar. 49% e vleres se mbledhur shkon per DIA sipas kontrates. Nese behet rakordimi dhe rezulton se kjo eshte teresisht keshtu ne kete shume, atehere ne do e paguajme kete shume.

Pyetje: A eshte ende ne fuqi kontrata juaj me DIA?

Pergjigje: Jo, pasi ne donim te mblidhnim 100% te principalit dhe 100% te kamatave sipas faturave. NE kemi shume presione nga ERE per te mbledhur borxhin. Kur filluam te mbledhim borxhin, edhe OSSH-ja ishte e pasukseshme dhe keshtu qe kerkuam dhe DIA tha se do te mblidhte principalin dhe kamatat dhe filozofia ishte qe ne kete rast ne do te merrnim 100% principalin dhe do ti paguanim detyrimet tona KESH-it dhe OST dhe kjo kompani qe mbidhte borxhet do te fitonte nga kamatat. Teorikisht ne duhet te paguajme DIA edhe ne nje rast kur mblidhet vetem principali I detyrimit dhe jo kamata, por e konsiderojme deshtim te DIA nje rast te tille. Per OSSH e meparshme nuk ishte e veshtire te mblidhte principalin por struktura jone nuk ishte ne gjendje te mblidhte kamatat dhe kjo shoqeri DIA na tha se ishte e specializuar te mblidhte kamatat dhe kjo marreveshje u be qe mblidheshin kamatat dhe ne fund te dites ne vume re se qe ata mblidhnin 90% te principalit dhe 10% te kamatave dhe ne I thame se ky ishte nje deshtim dhe I kerkuarm pse ishte e ulet perfomanca e punes se tyre. Ata kishin gjithashtu detyrimin qe te punesonin 210 punonjes te CEZ, kjo do te thote qe ata do te ishin punonjes te DIA dhe ne do te kursenim para per pagat dhe pagesat parprake kishin te benin dhe per pagesat e ketyre njerezve. Ata moren…

Ish-Presidenti publikoi dëshmitë nga qelia, ish-drejtuesit e CEZ: E

Nga dëshmia e Josef Hejsek del se CEZ ka qenë në bisedime me Ministrinë e Ekonomisë, Transportit dhe Energjisë,, e njohur si METE, ndërkohë që sipas Ilir Metës, prokurorët e SPAK janë përpjekur ta lidhin me emrin e tij duke supozuar se METE kishte të bënte me METËN.

Presidenti i Partisë së Lirisë thekson se do të vazhdojë të publikojë prova, që sipas tij tregojnë se kompania DIA e drejtuar nga Kastriot Ismailaj ka qenë një krijesë amerikane dhe as ka patur dhe as mund të kishte lidhje me Ilir Metën.

“Po kështu, po publikoj të plotë dëshminë e dhënë nga Z. Tomas Pleskaç i cili ka qenë shefi i Z. Hejsjek në Pragë, ku është marrë vendimi për lidhjen e kontratës CEZ-DIA dhe ku do të shikoni përgjigjen e tij me letërporosi dhënë SPAK-ut, në të cilën konfirmon se nuk ka asnjë dijeni për ndonjë lidhje mes tre personave, Ilir Metës, Qazim Tepshit dhe Kastriot Ismailaj”, vijon Ilir Meta.

Pjesë nga dëshmia e Tomas Pleskaç, shefi i Josef Hejsjek në Pragë, anëtar Bordi i CEZ në Pragë

Pyetje: I njihni shtetasit shqiptarë Kastriot Ismailaj, Quazim Tepshi dhe Ilir Meta. Nëse po, në cilat rrethana jeni njohur?

Përgjigje: Dy të parët i njoh dhe njoh gjithashtu personin që quhet Ilir Meta. Mendoj që me zotin Kastriot Ismailaj jemi njohur në Tiranë. Nuk më kujtohet personi që na ka prezantuar, si dhe as kohën kur jemi takuar, por ndoshta ka ndodhur le të themi në vitin 2010. Zotin Quazim Tepshi ka qënë ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën Ceke në kohën kur grupi CEZ operonte në Shqipëri. Zoti Ilir Meta ka punuar në funksione të ndryshme qeveritare në qeverinë shqiptare.

Pyetje: A mund të tregoni çfarë dini mbi marrëdhënien mes tyre?

Përgjigje: Nuk jam në dijeni të asnjë marrëdhënie mes tyre.

Pyetje: A jeni takuar në Vjenë (Austri) apo në Pragë me shtetasit shqiptarë Ilir Meta dhe Kastriot Ismailaj?

Përgjigje: Jam takuar disa herë me këto persona, por nuk e mbaj mend nëse ka qënë në Vjenë apo në Prage.

Pyejte: Nëse po, cili ishte qëllimi i takimit (takimeve) dhe për çfarë keni diskutuar?

Përgjigje: Grupi CEZ që ka fillimi ka qënë në situatë të vështirë në Shqipëri. Pas privatizimit ku grupi CEZ morri dhe pjesën më të madhe të aksioneve të distributorit të shpërndarjes, në mënyrë të vazhdueshme kemi zgjidhur probleme me flukset monetare të parasë. Kjo lidhej me faktin që në distributorin e shpërndarjes në Shqipëri kishte një vjedhje të madhe (të ashtuquajtura humbje joteknike) në masën 30% dhe gjithashtu një e treta e energjisë elektrike nuk paguhej nga klietët tanë. Kjo çështje është trajtuar si nëpërmjet vendosjes së masave teknike nga ana e Grupit CEZ, ashtu edhe përmes negociatave intensive me përfaqësues të shtetit shqiptar nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, përmes Ministrit të Energjisë e deri te rregullatori i energjisë. Zoti Berisha ishte kryeministër në atë kohë. Persona të ndryshëm janë zëvendësuar nga Ministri i Energjisë dhe Zyra e Rregullatorit. Një prej tyre ishte edhe zoti Ilir Meta.

Nëse më kujtohet, zoti Kastriot Ismailaj ka qënë njëri nga përfaqësuesit e shoqërisë DIA, e cila ka ndihmuar shoqërinë CEZ Shperndarja për të mbledhur borxhet e vonuara. Unë me zotin Kastriot Ismailaj jam takuar vetëm i shoqëruar. Nuk më kujtohen takimet konkrete.

Pyetje: Si ishte qëndrimi i shtetasit Ilir Meta dhe shtetasit Kastriot Ismailaj gjatë takimeve të zhvilluara?

Përgjigje: Referohuni përgjigjes sa më sipër.

Pyetje: A diskutohej në këto takime marrëdhënia mes shoqërisë DIA dhe CEZ?

Përgjigje: Nuk më kujtohet.

Pyetje: A ishte kërkuar të nënshkruhej kontrata mes CEZ dhe DIA, nëse po a kishte të vendosur ndonjë kusht apo ndonjë përfitim a dicka tjetër?

Përgjigje: Nuk më kujtohet.

Kjo është e gjitha që dua të them, protokolli u lexua me zë të lartë dhe është njësoj me deklaratën time, pas përfundimit të protokollit, pata mundësinë ta lexoj përsëri me kujdes, jam dakort me përmbajtjen e protokollit, nuk kam asnjë kërkesë për ndryshim apo shtesa dhe e nënshkruaj me datë 10.11.2021 në orën 13:45.

Dëshmitari:
Tomáš Pleskač (nënshkrimi)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT