‘Karathanos me trimat peshëngritës’, historiani Llalla: Ja shqiptarët që ‘lindën’ grekë më gjak të denjë

Pas intervistës së dhënë të ekstremistit Babis Karathanosit në një emision grek, ku ka treguar detaje për qëndrimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Shqiptare, ka reaguar historiani Arben Llalla, i cili trajton përmes një fotografie jo nacionalitetin e theksuar grek, por atë të munguar tek disa figura të njohura me origjinë shqiptare.

Historiani Arben Llalla ka publikuar këtë të martë në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Facebook” një fotografi ku shfaqet ekstremisti grek Babis Karathanos me peshëngritës me origjinë shqiptarë.

Përmes notave të ironisë, Llalla shkruan se Leonidhas Koka,Piro Dhima,Luan Shabani dhe Jorgo Xhelili ndonëse nuk janë grekë, ndihen si të tillë. Llalla vijon më tej, duke thënë se edhe mbiemrat që mbartin e konfirmojnë origjinën e tyre.

Përmes fotografisë së publikuar, Llalla tregon se si një pjesë të shqiptarëve u mungon organizimi dhe sensi patriotik.

Pak ditë pasi u organizua ceremonia mortore e ushtarit ekstremist grek, Kostandino Kacifas, në Bularat të Gjirokatrës, historiani u shpreh për Report Tv se situata me Greqinë po agravohet gjithnjë e më tej dhe Shqipëria duhet të tregohet më vigjilente. Llalla madje e cilësoi shpalljen e 52 ekstremistëve grekë ‘non grata’, si masë të butë të ndërmarrë nga qeveria shqiptare, pasi sipas tij, kjo e fundit duhej t’i kishte dërguar në burg.

Midis 52 ekstremistëve grekë gjendej edhe Babis Karathanos, si një nga 14 personat që u shoqëruan nga Policia pas ceremonisë së varrimit të ekstremistit grek të vrarë nga forcat RENEA, Konstandinos Kacifas. Babis Karathanos ka qenë ish-deputet i partisë Demokracia e Re, më tej i partisë ekstremiste të djathtë greke, LAOS./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT