Bordi i transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka marrë vendimin për të ndryshuar sërish çmimet e karburanteve.

Nafta është ulur me 3 lekë, sipas vendimit nuk do të shitet më shumë se 192 lekë/litri ndërsa benzina nuk do të shitet më shumë se 172 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Njoftim për Shtyp

Bordi i Transparencës në datë 5 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 172 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 160 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT