GJKKO i plotësoi kërkesën që të ketë përballë Edi Ramën, Berisha: Shqiptarët do e marrin vesh se kush është i keqi i vendit

Në fjalën e mbajtur paraditen e sotme para gazetarëve, lideri demokrat Berisha foli për plotësimin e kërkesës së tij ku kryeministri Rama pritet të dëshmojë në lidhje me dosjen “Partizani”.

Berisha pretendoi në fjalën e tij se fajtori më i madh për çështjen “Partizani” është kryeministri Rama i cili sipas tij në 2006 ka firmosur 12 dokumente për ndryshimin e pronave, duke ngritur akuza se ai ka synuar të përvetësojë pronat e të tjerëve që të krijojë perandorinë e tij.

“Edi Rama ka mbi 12 firma në lidhje me dosjen “Partizani”. Prokuroria nuk e thirri kur en e këkruam, përkundrazi akuzuan Sali Berishën. Gjykata zbatoi ligjin sepse firmat aty janë të Edi Ramës. Unë kam vetëm  një firmë pas firmave të Edi Ramës. Rama me 12 firma, i cili ka ndërruar destinacionin pa u kthyer prona te pronari, pa kërkesën e pronarëve, ndërroi destinacionin e një pjesë të mirë të teritorit në vitin 2006. Donte të ndërtonte perandorinë e tij” tha Berisha.

I pyetur në lidhje me përballjen e tij dhe kryeministrit për çështjen “Partizani, Berisha u shpreh se së shpejti shqiptarët do të kuptojnë se kush është i keqi i vendit.

“Të vijnë mediat e të shohin se cili është Edi Rama në atë aferë, çfarë aktesh korruptive të mëdha ka kryer ai për llogari të xhepit të tij. Populli e pret me padurim përballjen mes meje dhe Ramës, do jem prezent në gjyq kur ai të vijë. Unë përballjen e kërkoj me Edi Ramën. Shqiptarët do mësojnë se kush është i keqi i vendit të tyre” tha Berisha.

Sali Berisha: Edi Rama ka mbi 12 firma në lidhje me dosjen “Partizani”. Prokuroria nuk e thirri kur en e këkruam, përkundrazi akuzuan Sali Berishën. Gjykata zbatoi ligjin sepse firmat aty janë të Edi Ramës. Un ëkam vetëm  një firmë pas firmave të Edi Ramës.

Rama me 12 firma, i cili ka ndërruar destinacionin pa u kthyer prona te pronari, pa kërkesën e pronarëve, ndërroi destinacionin e një pjesë të mirë të teritorit në vitin 2006. Dpnte të ndërtonte perandorinë e tij. Cdo gjykatës serioz të vendosë marrjen e Edi Ramës për ndjekje penale. Të vijnë mediat e të shohin se cili është Edi Rama në atë aferë, çfarë aktesh korruptive të mëdha ka kryer ai për llogari të xhepit të tij. Populli e pret me padurim përballjen mes meje dhe Ramës, do jem prezent në gjyq kur ai të vijë. Unë përballjen e kërkoj me Edi Ramën. Shqiptarët do mësojnë se kush është i keqi i vendit të tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT