Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe goditi për vdekje çiftin e ri

Detaje tragjike kanë dalë në pah nga tragjedia e ndodhur së fundmi në Itali ku shqiptari Astrit Koni i mori jetën ish-gruas së tij e identifikuar si Drita dhe partnerit të ri shqiptar, të kësaj të fundit.

Mediat bëjnë me dije se trupat e dy viktimave u gjetën mëngjesin e sotëm në një hendek në distancë të shkurtër nga njëri-tjetri, pranë një fushe ku ndodheshin në një koshere bletësh për të cilën thuhet se çifti i ri (që u vranë nga shqiptari) kujdeseshin.

Ngjarja e rëndë u zbulua menjëherë pas alarmit të lëshuar nga vëllai i Drita Konit, i cili ishte i shqetësuar pasi prej orësh nuk kishte kontaktuar me motrën e tij.

Vrasja e dyshes mësohet se ka ndodhur përmes një mjeti bujqësor, tip çengeli, me të cilin dyshohet se dyshja është goditur për vdekje nga Astrit Koni.

I shtyrë nga xhelozia, thuhet se shqiptari ka marrë çengelin dhe ka goditur ish-bashkëshorten, e partnerin e saj të ri. Trupat e pajetë të të dyve u gjetën në një fushë në Cossombrato.

Po ashtu, Karabinierët kanë konfirmuar se çengeli është gjetur pranë trupave të pajetë.

Pasi kreu vrasjen, Koni u drejtua drejt kalasë së Cossombratos, vend shumë i njohur për të, pasi punonte aty si kopshtar. Falë faktit që kishte çelësat, ai arriti të hynte në kullën mesjetare pa ngjallur dyshime dhe u vetëvra.

Ngjarja ka tronditur gjithë komunitetin lokal. Shumë bashkëqytetarë e përshkruajnë si një punëtor të palodhur. Për rastin po hetojnë forcat e rendit për të rindërtuar me saktësi çdo fazë të ngjarjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT