Ish-futbollisti i Tiranës: Shqipëria më e varfër se Azia, niveli kulturor për të ardhur keq

Ish-futbollisti i Tiranës dhe Flamurtarit, braziliani Gilberto Fortunato ka deklaruar se krahas pengesave të hasura në marrjen e pagave, niveli kulturor i Shqipërisë lë shumë për të dëshiruar.
Në një intervistë për “esporte.ig”, Gilberto Fortunato, përveç përmendjes së pengesave, ka deklaruar se niveli kulturor i Shqipërisë është përafërsisht i njëjtë me vendet aziatike.
“Në Shqipëri shkova për të firmosur direkt kontratën, por më detyruan që të bëja dhe një provë. Ata gënjyen për kontratën, më dhanë vetëm gjysmën e parave që më premtuan. Në termat financiarë, nga të gjitha vendet që kam luajtur, Shqipëria ka qenë më keq, gjithnjë të vononin pagat. Shumë e vështirë. Ishte një vend më i varfër se vendet aziatike. Gjithashtu kultura është pak a shumë e njëjtë. Nuk kishte asnjë bonus për fitore, asnjë çmim të dhënë për lojën. Futbollistët vendas ishin mësuar me realitetin, dhe nuk ankoheshin për këtë situatë”, u shpreh mes të tjerash Gilberto./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT