“Skenë krimi” para Kryeministrisë! Protestuesit nisin marshimin pas përfundimit të fjalimeve

 Një sirenë policie dhe një fletë me mbishkrimin “Skenë krimi” u vendos përpara kryeministrisë.

Protestuesit thërrisnin “Policia është me ne”, ndërsa një vajzë me megafon në dorë qëndronte mes dy efektivëve.

Ndërkohë po ashtu kanë përfunduar edhe fjalimet para kryeministrisë dhe tashmë protestuesit po nisin marshimin nëpër qytet.

Nga podiumi u bë thirrje se kushdo që dëshiron mund të qëndrojë përpara kryeministrisë, siç kanë vepruar prej së shtunës.

Gjithashtu protestuesve iu rikujtua të pastrojnë bulevardin nga mbeturinat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT